Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.