9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Policinë Ushtarake të FSK-së

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë miratim, ministri i Mbrojtjes e ka quajtur si sukses të radhës prej Qeverisë që ai bënë pjesë.

- Advertisement -

Mehaj ka shkruar në Facebook, se kjo është hera e parë që misioni dhe statusi i Policisë së FSK-së rregullohet me ligj të veçantë.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një sukses i radhës,
Qeveria e Kosovës sot kemi miratuar Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky projektligj përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrat e Policisë ushtarake të FSK-së.
Është hera e parë që misioni dhe statusi i Policisë së FSK-së rregullohet me ligj të veçantë.
Duke marrë parasysh faktin që synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit të Policisë Ushtarake është një hap i rëndësishëm drejtë këtij synimi.
Ne vazhdojmë me sa më pak fjalë e më shumë punë!
Urime!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit