10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kunatat e rrahin nusen e vëllait në Rahovec dhe e dëbojnë nga shtëpia

Rekomandime

Një burrë ka raportuar në Polici se kunatat ia kanë rrahur vajzën, ia kanë marrë dy fëmijët dhe e kanë dëbuar nga shtëpia.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

- Advertisement -

“Me datë 22.12.2021, rreth orës 13:00 është inicuar procedurë hetimore për veprën penale Dhuna në familje, pasi që policia ka pranuar informatë përmes telefonit nga prindi i viktimës, e cili raporton se vajza e tij e cila është e martuar qe pesë vite në fshatin Qifllak, sot është rrahur nga dy kunatat e saj. Motrat e burrit, dy të dyshuarat e lartcekura, i kanë ndalur dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas Xhurkajt, viktima është intervistuar dhe ka pranuar ndihmë mjekësore. Në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, thotë se janë marrë dy fëmijët e viktimës, njëri 3 vjeç dhe tjetri 1 vjeç, dhe i janë dhënë viktimës e cila është strehuar te prindërit.

Njëra prej të dyshuarve është arrestuar.

- Advertisement -

“Njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe intervistuar për rastin e cila mohon në tërësi veprën ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtepi , të njejtës ju është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qëllim të inytervistimit. Pas intervistave është konsultuar Prokurori kujdestar, i cili udhëzon rastin në procedurë të rregullt. Për rastin është njoftuar Qendra për punë sociale dhe mbrojtesi i viktimave”, ka thënë Xhurkaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit