0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Temperaturat në rënie, parashikimi i motit për ditët në vijim

Rekomandime

Në ditët vijuese mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë. Temperaturat në rënie të lehtë.

Sipas Prishtina Weather ditëve në vijim, mbi vend do të kemi mot më të qëndrueshëm, që sjell kthjellime dhe diell, e rrymimet më të freskëta ajrore që depërtojnë nga veriu i kontinentit zbresin lehtazi temperaturat afër vlerave mesatare. Orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.

- Advertisement -

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Patjetër që në këto ditë të kthjellëta, indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

12.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

- Advertisement -

13.08 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell.

14.08 – Kryesisht me diell.

- Advertisement -

15.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.08 – Shumë nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet zbresin në 31C e 32C, e tek nga dita e hënë shënojnë rritej deri në 35C

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-10m/s, ditën e enjte me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet mbi vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit