1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tenderi emergjent i Veliut që po hetohej nga Task-Forca, trefish më i shtrenjtë se i rregullti

Rekomandime

Më 18 mars të këtij viti ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ishte shkarkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Në të njëjtën ditë, sipas dokumenteve, është iniciuar një nga tenderët emergjentë, për furnizim me targa të automjeteve, raporton KOHA.Ky është një nga tenderët e nënshkruar nga ministri Agim Veliu, e që është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu.

Tenderi peshon 338 mijë euro, me kohëzgjatje prej tre muajsh.

Në të njëjtën kohë, në proces ishte tenderi i rregullt me vlerë mbi 1 milion e 400 mijë euro, por për periudhën 36-mujore.Nëse kalkulohet dallimi në çmim për muaj, i bie që tenderi i negociuar është 3 herë më i shtrenjtë se ai i rregullti. Fituese e dy kontratave është kompania e njëjtë.

- Advertisement -

Sipas tenderit emergjent, që Ministria e Brendshme e ka negociuar vetëm me këtë kompani, vlera që do të duhej të paguhej për targa është mbi 110 mijë euro në muaj, për dallim nga tenderi i rregullt që parasheh shumën mujore prej 38.8 mijë eurosh.Në prill, kur Veliu tashmë ishte i shkarkuar, u shpall fituesi i tenderit të iniciuar në kohën e tij e që nuk u nënshkrua nga ministri i atëhershëm, Xhelal Sveçla. Por, gjashtë ditë pasi u rikthye në pozitën e ministrit të Brendshëm në Qeverinë Hoti, Veliu nënshkroi tenderin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit