6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tenistja ukrainase me lot në sy pasi e mundi kundërshtaren ruse, refuzoi t’ia zgjaste dorën

Rekomandime

Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk e fitoi titullin e saj të parë WTA pasi e mposhti rivalen e saj ruse në ATX Open, para se të shpërthente në lot nga emocionet.

- Advertisement -

20 vjeçarja e mposhti rusen Varvara Gracheva 2-0 në sete, 6:3 e 7:5, ndërsa refuzoi t’ia zgjaste asaj dorën pas lojës së luajtur në Austin, Texas, në SHBA.

Ajo ia shtrëngoi dorën referit, por më pas e injoroi 22 vjeçaren, para se të vraponte përreth fushës për ta festuar fitoren e saj para tifozëve.

- Advertisement -

Kostyuk ra në gjunjë dhe i shpëtuan lotët, ndërsa suksesin ua dedikoi atyre “që po luftojnë dhe që po vdesin” në vendin e saj.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu tha se ndihet sikur ky turne të ishte mbajtur në shtëpinë e saj, si rezultat i atmosferës mbështetëse.

“Çdokujt që është në tribuna dhe çdokujt që po na shikon, posaçërisht në Ukrainë, dua të them: Slava Ukraini.”.

Ajo deshi t’i kujtonte ata që kanë vdekur dhe që kanë vuajtur dhe që janë lënduar në Ukrainë si rezultat i luftës brutale të shkaktuar nga Rusia.

“Të jesh në pozicionin që jam tash, është ekstremisht speciale ta fitosh këtë titull. Dua t’ia dedikoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe që kanë vdekur deri tash.”

Kostyuk, para fillimisht të turneut Australian Open në Melbourne në muajin janar kishte kërkuar që krejt garuesit që nuk e dënojnë luftën, të mos lejohen të marrin pjesë në turne të tenisit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit