1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tensionet me Ukrainën, gjenerali rus Ivashov: Vladimir Putin nuk është në gjendje ta nxjerr Rusinë nga kriza sistematike

Rekomandime

Gjeneral-koloneli i Federatës Ruse, Leonid Grigoryevich Ivashov njëherësh kryetar i Asamblesë së Oficerëve ka thënë se lidershipi nuk është në gjendje ta nxjerr Rusinë nga kriza sistematike.

Ivashov me anë të një letre publike thekson se situata e krijuar në Ukrainë është e natyrës mercenare.

- Advertisement -

“Lidershipi i vendit [presidenti Vladimir Putin], duke kuptuar se nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza sistematike, atëherë kjo mund të çojë në një kryengritje të popullit dhe një ndryshim të regjimit. Me anë të mbështetjes së oligarkëve, zyrtarë të korruptuar, joshja e medieve dhe forcat e sigurisë, vendosën të aktivizojnë linjën politike për shkatërrimin përfundimtar të shtetësisë ruse”, shkruan Ivashov.

Ai shton se situata e krijuar në Ukrainë është artificiale, e përfshirë edhe Federata Ruse.

- Advertisement -

“Situata që po krijohet rreth Ukrainës para së gjithash është e natyrës artificiale, mercenare për disa forca të brendshme, përfshirë Federatën Ruse”, shton ai.

Rusia, tash e sa javë, ka vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 120 mijë trupa ushtarake, bashkë me armatim të rëndë. Trupat ndodhen në distancë sulmi.

- Advertisement -

Nuk është hera e parë që Ivashov flet kundër Putinit. Ai kishte përgënjeshtruar këtë të fundit rreth deklaratës që lidhet me hyrjen tinzare të forcave ruse në Aeroportin e Prishtinë më 11 qershor 1999, duke thënë se urdhrin për intervenim në Kosovë e ka dhënë ish-ministri i Mbrojtjes, Igor Sergejev dhe ish-presidenti Boris Jelcin.

Sipas Ivashovit, deklarata e Putinit, pasi ka kuptuar se hyrja e trupave ruse në Kosovë do të bëhej për një interes eventual tjetër rus në raport me Perëndimin, si kartë tregtuese, është e rreme. Putin, sipas tij, ka thënë se rusët në Kosovë nuk hynë për “mbrojtjen e serbëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit