1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tentimi i Vuçiqit të prish marrëdhëniet Kosovë-Turqi

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me lajmet se Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem njoftoi se një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe se mund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera.

- Advertisement -

E, këtë moment si duket po tenton ta shfrytëzojë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë deklaroi se do të donte të shihte se çfarë do t’i thotë presidenti turk presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e kryeministrit Avdullah Hoti nëse e hapin ambasadën në Jerusalem.

Në konstatimin se Turqia nuk është e kënaqur as me Serbinë që po e zhvendosë ambasadën në Jerusalem, Vuçiqi tha se të gjithë janë nga pak të pakënaqur.

“Ka shumë që janë të pakënaqur për gjëra të ndryshme, të shohim… të shohim se çfarë do të bëjë Izraeli, a do ta njohë Kosovën… Për këtë arsye Serbia nuk ka dashur ta nënshkruajë atë dokument, por e ka pasur dokumentin e vet”, tha Vuçiqi.

- Advertisement -

E, njohësit e politikës në vend, konsiderojnë se deklaratën çetnikut dhe antishqiptarit të përbetuar janë më shumë se provokative. Ata shprehen se qëllimi i të parit të Serbisë është që me deklarata të tilla të tentohet nxitja e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Turqisë.

Faton Mehmeti

Mehmeti: Ky është qëllimi i Vuçiqit me Kosovën

- Advertisement -

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, duke komentuar deklaratën e të parit të Serbisë, ka thënë se ky është provokimi i radhës nga ana e këtij të fundit, sipas të cilit, Vuçiq ka qëllim tensionimin e raporteve mes Kosovës dhe Turqisë.

Ai është i mendimit se Kosova duhet të injorojë deklaratat e tilla, që kanë për qëllim vetëm nxitje të konflikteve.

“Ky deklarim i Vuçiqit është provokim për të tensionuar situatën e Kosovës me Turqinë. Vuçiqi e di shumë mirë lidhjen që ka Thaçi me Ergdoganin, dhe me deklarata të tilla po tenton të nxit konflikt mes Kosovës dhe Turqisë. Vuçiq është provokator, të cilin pala shqiptare e Kosovës duhet ta injorojë, mos të merret me të, dhe mbi të gjitha ta shpërfillë fare. Duket se Thaçi ra në ketë provokim ku tha se ka folur me Erdoganin, pikërisht pse tha Vuçiqi, ndërsa Hoti duket më i përmbajtur, diçka që është për tu vlerësuar në këtë rast”, ka thënë analisti politik.

Tutje, Mehmeti thekson se klasa politike në vend duhet që përmes veprave, t’i bëjë me dije Vuçiqit dhe të tjerëve se Kosova është vend i pavarur dhe demokratik.

“Kosova s’ka nevojë të pyet as Turqinë dhe askënd se ku të hap ajo ambasada, është shtet i pavarur dhe si i tillë vendimet e saj janë sovrane, dhe s’ka pse të pyes dike tjetër, apo të varet nga dikush tjetër. Liderët e Kosovës t’i thonë Vuçiqit me vepra e jo me fjalë, se jemi shtet i pavarur, dhe s’të pyesim as ty, as Turqinë dhe asnjë vend tjetër se çfarë bënë, me kë lidhë marrëveshje dhe hap ambasada. Vetëm kështu i mbyllet goja të gjithëve, Kosova nuk duhet të bije në provokime të askujt, as të Vuçiqit dhe as të Erdoganit, si shtet i pavarur duhet të dëshmojë vendosmërinë e saj për të mbrojtur vendimet e saja”, është shprehur Mehmeti.

Elezaj: Ja pse Kosova nuk duhet të hapë ambasadën e saj në Jerusalem

Rexhep Elezaj

“Pranimi bllanko nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, të propozimit të presidentit Donald Trump, që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, qeveria të cilën ai e udhëheq, ta hapë ambasadën në qytetin Jerusalemit, pa kërkuar fare kohë nga presidentit Trump, që propozimin e tij ta shqyrtojë paraprakisht me kabinetin e tij qeveritar, tregon shumë qartë se Avdullah Hoti dhe ekipi i cili e shoqëronte atë, janë të pa pjekur politikisht, kanë tremë dhe nuk kanë përvoje në takime dhe bisedime të niveleve të tilla ndërkombëtare, siç ishte takimi me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. E them këtë, sepse pa marrë parasysh nivelin shtetëror dhe protokollar, pozitën dhe titullin e bashkëbiseduesit, qoftë ai edhe presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, siç është Trump, kur në tavolinën e bisedimeve shtrohen çështje të cilat kanë të bëjnë me interesat vitale të shtetit të cilin t’i e përfaqëson, në asnjë rrethanë nuk guxon të pranosh ide, vendime ose propozime bllanko pa u konsultuar paraprakisht me kabinetin qeveritar, në krye të cilit gjendesh, siç ishte rasti i Avdullah Hotit, i cili sikur pulë qëndronte para presidentit Trump, pa guxuar që t’i thoshte; më falë z. President, propozimin tuaj e pranoj, por para se ta aprovojë më duhet ta konsultojë kabinetin tim qeveritar…, gjë të cilën Hoti nuk e bëri, duke e pranuar para tij hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Elezaj

Ai po ashtu parashikon se për hapin e mundshëm që do e ndërmerr kryeministri Hoti, duke e hapur ambasadën në Jerusalem, sipas tij, të gjitha vendet islamike një vendim të tillë eventual të qeverisë së Kosovës do e presin me reagime dhe kundërshtime të ashpra.

“Prandaj, në bazë të sjelljeve, pranimit të 16 pikave të marrëveshjes si dhe fjalimit që Avdullah Hotit ua tha zyrtarëve më të lartë amerikan në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin Trump, në veçanti lidhur me pikën për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, më rezulton bindshëm se kryeministri Avdullah Hoti nuk e njeh fare çështjen dhe problemin e konfliktit palestinezo-izraelit, as statusin aktual të qytetit të Jerusalemit, por as pasojat që do t’i ketë për pavarësinë e Kosovës hapja eventuale e ambasadës tonë në këtë qytet të vjetër mijëravjeçarë. Unë kam shkruar një artikull të gjatë në “Bota sot” ku i kam bërë të qarta shkaqet se pse Kosova nuk duhet të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, andaj këtu për shkak të hapësirës nuk do i përsëris ato, veçse lidhur me reagimin e ashpër ndaj qeverisë së Kosovës i cili ka ardhur dje nga qeveria e Turqisë mike, për hapin e mundshëm që do e ndërmerr kryeministri Hoti, duke e hapur ambasadën në Jerusalem, duhet thënë hapur, se të gjitha vendet islamike një vendim të tillë eventual të qeverisë së Kosovës do e presin me reagime dhe kundërshtime të ashpra, sepse qyteti i Jerusalemit, si vend i shenjt për tri religjionet qiellore, jevreizmin, krishterimin dhe islamin është qytet i ndarë në dy pjesë, i cili me rezolutë të OKB-së i është ndaluar qeverisë izraelite që ta bashkojë Jerusalemin si dhe ta shpall kryeqytet të Izraelit, gjë të cilën qeveria e këtij shtetit disa herë ka tentuar që ta bëjë atë kryeqytet, qëkur është themeluar si shtet i pavarur me 1948 në tokat e Palestinës, pjesën më të madhe të cilave edhe sot e mbanë të pushtuar”, shprehet me tej ai.

Elezaj e rithekson se dëmet për shtetin dhe pavarësinë e Kosovës do jenë shumë më të mëdha, se sa njohja e pavarësisë nga Izraeli

“Kështu që në rast se qeveria e Kosovës do e hapë ambasadën në këtë qytet, jam shumë i sigurt se kanë me pasuar reagime shumë të ashpra, sidomos nga vendet arabe të cilat ende nuk e njohin shtetin e Izraelit dhe kam frikë të bazuar se shumë vende islame kanë me i tërheq njohjet e tyre të pavarësisë së Kosovës. Dhe nëse kjo ndodhë, atëherë dëmet për shtetin dhe pavarësinë e Kosovës do jenë shumë më të mëdha, se sa njohja e pavarësisë nga Izraeli”, ka ritheksuar ai.

Kurse, lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, analisti politik shprehet se deklaratën çetnikut dhe antishqiptarit të përbetuar janë më shumë se provokative.

“Deklaratën çetnikut dhe antishqiptarit të përbetuar, Aleksandar Vuçiqit, me dëshirë nuk do e kisha komentuar fare, sepse është më shumë se provokative, derisa ai vetë si president i Serbisë menjëherë ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit, Netanjahu, që kërkesën e tij për hapjen e ambasadës serbe në Jerusalem, ta shqyrtojë edhe njëherë. Ndërsa, lidhur me ndikimin e Turqisë në gjithë këtë çështje, jam si sigurt se miqtë tanë turq do bëjnë çmos që pavarësia e Kosovës mos të dëmtohet në asnjë mënyrë, ngase kontributi i qeverisë turke në lobimin dhe shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ka qenë dhe do mbetet i një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha ai.

Juristi: Njohja nga Izraeli është lajm historik, pritet njohja edhe nga Vatikani

Blerim Burjani

Kurse, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, konsideron se Serbisë i konvenon ndryshim i qëndrimit turk ndaj Kosovës, mirëpo sipas juristi, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Kjo s’ka të bëjë asgjë me raportet Kosovë -Turqi, Serbisë i konvenon ndryshim i qëndrimit turk ndaj Kosovës por kjo nuk do të ndodhë, Kosova ka raporte të mira me Turqinë. Kjo çështje e hapjes se ambasadës se Kosovës në Izrael është një ngjarje historike për Kosovën, tash pres që edhe Vatikani ta njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka deklaruar juristi Burjani.

Krejt në fund, Burjani potencon se në ditët në vazhdim mund të ketë të tjera zhvillime interesante për Kosovën.

“Pra, mund të ketë zhvillime edhe të tjera në të ardhmen”, ka thënë krejt në fund, juristi dhe njohësi i kushtetueses, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit