9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Tentoi t’i kontrabandonte mbi 65 mijë euro nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person në Merdare

Rekomandime

Dogana e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person në vendkalimin Kufitar të Merdarës, pasi që i njëjti ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Shuma e tërësishme ishte 65 mijë e 450 euro.

“Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Personi është dërguar në mbajtje, derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit