-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërbohen ultra-nacionalistët serbë: Grekët do ta pranojnë Kosovën, Vucic tradhtari do ta pranojë në fund edhe ai

Rekomandime

Ultra nacionalistët serbë pro-rus janë xhindosur pas spekulimeve se Greqia do të njohë Kosovën në këmbim të liberalizmit të vizave për kosovarët, si një marrëveshje përkohshme e ideuar nga Franca sipas raporteve. Prej këtyre serbëve fashistë më i zemëruari është Mladjan Djordjevic që edhe logon e partisë e ka kopje të asaj të Putin, që doli e tha se e gjitha qenka e ideja e Vucic, e njëjta si ajo e Izraelit.

Nuk po e numëron më askush më në Serbi se sa herë e ka akuzuar Djordjevic presidentin Vucic për tradhti. Të premten ai tha se “Vucic po përgatit njohjen e atë ashtuquajturës Kosovë në bashkëpunim me perëndimin” e shtoi se kjo po bëhet siç u bë vitin e kaluar me Izraelin.

- Advertisement -

“Kjo qartë zbulon nënshtrimin e regjimit të Beogradit, që në mungesë të diplomacisë së shkathtë, ka sjellë nisma të reja të cilat synim të thyejnë bllokun e pesë shteteve të BE’së që po rezistojnë të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kjo është pasojë e drejtëpërdrejtë dhe vazhdim i Marrëveshjes së Washington” tha Djordjevic.

Sipas Djordjevic “Aleksandar Vucic përsëri po luan kryesor këtu” e shtoi se “Greqia sigurisht nuk do të pranonte pavarësinë e Kosovës pa pajtimin e Beogradit” pikërisht për shkak të marrëdhënies miqësore historike mes Serbisë e Greqisë.

“Vucic e bënë këtë për ta lehtësuar nënshkrimit të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme me të cilën Serbia praktikisht do të njohë Kosovës, që veç është paralajmëruar me pikën 15 të dokumentit të Washington. Po përgatit terrenin që popullit serb t’ia var këtë akt turpi, e këtë do ta ketë më lehtë të kryejë nëse paraqesë se kemi mbetur pa aleatë e miq” sipas Djordjevic.

- Advertisement -

“Atij këtë detyrë ja kanë dhënë mentorët e tij perëndimor dhe do t’i duhet ta përfundoj. Njejtë siç e nënshkroi marrëveshjen e Washington që ti vardisej Trump gjatë fushatës, tash këtë e bë për Macron në non paper të të cilit gjenden këto ide” shtoi Djrodjevic.

Vucic nuk do t’i pëlqej kjo akuzë e Djordjevic që e paraqet si vartës i perëndimit, pasi lideri serb zakonisht ka qejf ta luaj liderin e madh e të palëkundur që s’fle duke menduar se si ta rimëkëmb Serbinë ngadalë pasi pranoi të bartë barrën e rëndë që ja lanë të paaftit para tij, mes tyre edhe Djordjevic që ishte në qeveritë paraprake serbe. Edhe atëherë kur u sëmur Vucic, ishte nga stërmundimi i madh fizik për atdhe, siç u kujdes ta paraqesë ekipi i tij për marrëdhënie me publik.

- Advertisement -

Vucic pas daljes së këtyre spekulimeve në publik këtë javë ka thënë se Serbinë po e presin lajme të këqija duke ju referuar Greqisë. Ai kishte shtuar para reporterëve se këtë javë do të ketë konsulta në Beograd pastaj dialogu në Bruksel. Nga të parët që i konsultoi Vucic ishte ambasadori i Francës në Beograd, Jean Louis Falconi, e pas tyre ishin të gjithë krerët e Kishës Ortodokse Serbe dje, sot priti ambasadorin e Rusisë Aleksandr Botsan-Kharchenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit