1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërheqja e 30% të Trustit/ Haxhiu: Më mbështesin edhe deputetë të “Vetëvendosjes”

Rekomandime

Katër ditë më parë dorëzoi në Kuvend një nismë ligjore.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit nga kontribuuesit e këtij të fundit.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili edhe ishte nismëtar i kësaj çështjeje, thotë se ende nuk e din se kur ky Projektligj do të vendoset si pikë e rendit të ditës në seancë të Kuvendit.

Por, tregon se nisma e tij ka marrë mbështetje jo vetëm nga opozita, por edhe nga deputetë të pushtetit.

- Advertisement -

Kjo, nga bisedat private që ka pasur me ta.

“Unë kam kontaktu edhe me partitë opozitare por edhe me deputetë veç e veç të partisë në pushtet, ka një vullnet të deputetëve që të votohet kjo nismë ligjore, me të cilën iu mundësohet qytetarëve që të tërheqin disa prej mjeteve të tyre në Trust, në këtë situatë të krizës ekonomike”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

I pyetur se cili është qëndrimi i LDK-së pasi të njëjtit ende nuk janë deklaruar se a e përkrahin këtë iniciativë, Haxhiu, ka thënë se ka edhe prej tyre që e mbështesin, por se fjalën e tyre do ta thonë në Kuvend.

“Kam biseduar edhe me deputetë të LDK-së veç e veç dhe me ata që kam biseduar e mbështesin dhe si grup parlamentar po besoj që kur të vjen në Kuvend do ta japin qëndrimin e tyre, mos harroni që kur LDK-ja ka qenë pjesë e Qeverisë është votu ajo tërheqja e 10% e mjeteve nga Trusti”, është shprehur Haxhiu.

Kjo kërkesë, po shihet si e duhur edhe nga njohës të ekonomisë, por jo edhe pa mbështetjen e masave të tjera.

“Thash që nuk është zgjidhja e vetme pasi që rritja e qarkullimit të parave në treg në këtë kohë pa marrjen e masave të tjera do të ndikojë në rritjen e inflacionit”, ka deklaruar, njohësi i ekonomisë, Imer Raçi.

Ndërsa, thotë se tërheqja e parave nga Trusti dhe rënia e investimeve dëmton kursimet e qytetarëve.

“Tërheqja e parave nga Trusti dhe rënia e investimeve në një farë forme po i dëmton kursimet e qytetarëve që janë në Trust e që kanë synim përdorimin e tyre në një kohë më të largët pas moshës 65 vjeç”, ka thënë Raçi.

E, kur flitet për rënie të investime për këtë çështje kanë folur edhe nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të trustit, Jeton Demi, që nga fillimi i këtij viti investimet në FKPK kanë shënuar rënie rreth 4%

“Kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11%, në këtë fillimvit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4%”, ka deklaruar Demi.

Në fund të vitit 2020 qytetarëve të Kosovës për shkak të situatës me pandeminë u është mundësuar tërheqja e 10% nga Trusti.

Në atë kohë është thënë që qytetarët do të rimbursohen në pesë vjetët e ardhshme.

Nga Trusti të pyetur për këtë çështje kanë deklaruar se nuk janë institucioni përgjegjës për këtë dhe nuk mund të komentojnë.

Media ka pyetur edhe në Ministrinë e Financave se kur pritet të fillojë rimbursimi i qytetarëve për mjetet e tërhequra, por të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit