-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërhiqet kandidati i VV-së për kryetar të Skenderajt: Nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari

Rekomandime

Hysni Mehani, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Skenderajt është tërhequr nga gara vetëm pak orë pasi të mbyllen listat në KQZ.

- Advertisement -

Ai nëpërmjet një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka treguar arsehet e këtij largimi duke thënë se nuk garon kur përballë ka familjen Jashari.

“Duke shpresuar që në mandat të dytë, Bekimi do të qeverisë konform idealeve më cilat po e kërkon votën. Duke shpresuar që pas mandatit të dytë, Bekimi do të tërhiqet për t’ia hapur rrugën konkurrencës demokratike edhe në Skënderaj, unë, sot, do t’ia paraqesë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! tërheqjen e kandidaturës sime. Sepse siç e thashë, Lëvizja e as unë, nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari”, ka shkruar Mehani.

Postimi i plotë i Mehanit:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë, të nderuar aktivistë, anëtarë e mbështetes të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj dhe jo vetëm, Kryesia e Lëvizjes në Prishtinë, e Këshilli i Qendrës në Skënderaj, kanë miratuar kandidaturën time për kryetar të Komunës së Skënderajt,

Kam qenë ndër asamblistët më kritik për qeverisjen komunale në katër vitet e fundit. Çdo kritike, çdo kallëzimi penal që kam bërë në Prokurori e në Policinë për Krime Ekonomike në këto 4 vite i qëndroj mbrapa, pa asnjë mëdyshje. Sërish do veproja, e do të veproj njëjtë.

- Advertisement -

Kam paraqitur kandidaturën time me bindjen e thellë, se ajo çka i duhet Skënderajt është qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me konceptin, parimet dhe qëllimet e saj.
Kur kam paraqitur kandidaturën time, ishim në një kontekst krejt tjetër. Dalja e dy fotove të Bacës Rifat, që në një formë nënkupton edhe mbështje për kryetarin aktual Bekim Jashari, na vë në një dimension tjetër.

Në vitin 2017 kemi garuar për ta përligjur procesin zgjedhor, tash, në vitin 2021, Lëvizja është subjekti më i madh në vend, e në Skënderaj bindshëm subjekti i dytë. Rrjedhimisht, kudo që garojmë, garojmë veç për të fituar.

Fakti që nuk do të garojmë për kryetar, nuk nënkupton në asnjë mënyrë që i kemi falur apo harruar ato që kemi kaluar gjatë mandatit katër vjeçar si asamblistë. Ta mundësh Bekim Jasharin nuk është kurrfarë e arriture. T’i kontribuosh mundjes së Bekim Jasharit për ta kthyer PDK-në në qeverisje lokale është gabim dhe dëm. Ta mundesh Bekimin e Familjes Jashari është gabim i pafalshëm historik.

Unë i përulem asaj që po na e vë përballë Bekimi, pra, i përulem dhe nuk garoj kundër familjes Jashari. Por, do të luftojmë fort në garën për asamble, për t’i larguar nga Kuvendi Komunal një grup profiterash që e kanë keqpërdorur pushtetin e Bekimit për interesa personale e meskine. Duke i larguar nga Kuvendi Komunal këta profitera të cilët shtireshin se po e përkrahin Bekmin për hatër të familjes, në ndërkohë që përkrahjen e vërtetë e bënin vetëm për interesa vetjake, ne largojmë edhe arsyen e shumë veprimeve të gabuara. Pra, eliminojmë shkakun dhe nuk kemi pse lëngojmë pasojën.
Që t’i largojmë ata, ju duhet ta votoni listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend Komunal. Asamblistët e Lëvizjes nuk do ta shtyjnë Bekimin drejt veprimeve të gabuara, e as nuk do ta përkrahin në veprime të gabuara. Këtë e kemi dëshmuar në katër vitet që shkuan.
Pra, të dashur qytetarë,

Duke shpresuar që në mandat të dytë, Bekimi do të qeverisë konform idealeve më cilat po e kërkon votën. Duke shpresuar që pas mandatit të dytë, Bekimi do të tërhiqet për t’ia hapur rrugën konkurrencës demokratike edhe në Skënderaj, unë, sot, do t’ia paraqesë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! tërheqjen e kandidaturës sime.

Sepse siç e thashë, Lëvizja e as unë, nuk garojmë kur përballë na vihet Familja Jashari.
E për ta ruajtur dhe mbajtur në piedestalin që e meriton Familja Jashari, unë ju ftoj që ta votoni Bekim Jasharin për kryetar komune dhe listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend Komunal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit