Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në kryeqytet.
Sipas raportimeve paraprake, tërmeti ishte i shkallës Rihter 4.
Epiqendra ka qenë në Bulqizë, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Tiranë.
Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.
Gjatë muajit tetor, Bulqiza është përballur me disa lëkundje tërmeti, ku për pasojë janë dëmtuar 100 banesa në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht.