1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Terminali i ferrit”, qytetari thotë se në Aeroportin “Adem Jashari” punëtorët po trajtohen si skllevër

Rekomandime

Arlind Imeri, një qytetar ka shkruar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjendet në një kaos të paparë brenda hapësirave të terminalit të tij dhe qytetarët s’po mund t’i marrin shërbimet e tyre.

- Advertisement -

“Që nga gushti i vitit 2019 kur LIMAK kishte filluar të ju hakmerrej punëtorëve të cilët kishin protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre elementare, duke larguar qindra punëtor nga puna, kanë shkaktuar probleme të mëdha duke pasur mungesë të punëtorëve në pikat kyçe të aeroportit. Ndërsa situata është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë nga korriku i këtij viti, kur fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë i´a kishin mësyrë vendlindjes së tyre, Kosovës.”, shkruan Arlind Imeri.

Më tutje, Imeri thotë se pronarët turkë të Areoportit e kanë bërë normale maltretimin e punonjësve, duke shkruar se sistemi i skllavërimit të punëtorëve në Kosovë po mbahet ende gjallë nga kompania turke ‘LIMAK’.

“Maltretimi i punonjësve tash e sa kohë është bërë normal për turkun Gokmen Aritay i cili mbanë pozitën e zëvendësit të drejtorit gjeneral të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Imeri ka thënë gjithashtu se pushimet vjetore të punëtorëve janë anuluar dhe po punojnë deri në 12 orë pa kompensim të orëve shtesë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Terminali i ferrit në aeroportin “ADEM JASHARI”

Ka dy javë që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjendet në një kaos të paparë më herët brenda hapësirave të terminalit të tij.

Mungesa e stafit të aeroportit kanë pamundësuar bashkatdhetarëve tanë që të marrin shërbimet e tyre nga ky Aeroport.

Që nga gushti i vitit 2019 kur LIMAK kishte filluar të ju hakmerrej punëtorëve të cilët kishin protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre elementare, duke larguar qindra punëtor nga puna, kanë shkaktuar probleme të mëdha duke pasur mungesë të punëtorëve në pikat kyçe të aeroportit. Ndërsa situata është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë nga korriku i këtij viti, kur fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë i´a kishin mësyrë vendlindjes së tyre, Kosovës.

Maltretimi i punonjësve tash e sa kohë është bërë normal për turkun Gokmen Aritay i cili mbanë pozitën e zëvendësit të drejtorit gjeneral të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Sistemi i skllavërimit të punëtorëve në Kosovë mbahet ende gjallë nga kompania turke LIMAK.

Pushimet vjetore janë anuluar, detyrohen të punojnë mbi 12 orë punë pa kompensim të orëve shtesë e edhe mungesë e theksuar e stafit janë vetëm disa nga maltretimet që ju bëhen punëtorëve të aeroportit e të cilat probleme po ndikojnë direkt edhe ne vonesa të shumta të fluturimeve e shpeshherë edhe në anulimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit