1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Terminet për viza pune, vjen reagimi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Rekomandime

Për vetëm pak minuta, të enjten është hapur dhe mbyllur sistemi për të caktuar një termin për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Pas shumë kërkesave të kosovarëve, sistemi për caktimin e termineve ka rënë.

- Advertisement -

Një ditë pas kësaj, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë duke dhënë sqarime për shumë pyetje të ngritura nga të rinjtë:

Caktimi i termineve sipas Regullores për Ballkanin Perëndimor

Që nga 1 janari 2021 është në fuqi pjesa vijuese e „Rregullores për Ballkanin Perëndimor“. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjensisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019.

- Advertisement -

Në përputhje me këtë Ambasada mund të ofrojë vetëm kontingjente të kufizuara të termineve për një muaj. Termine për parashtrim të kërkesave caktohen për secilin muaj veç e veç. Në fillim të çdo muaji hapet lista e pritjes për termine për muajin e ardhshëm.

Më 7.10. ne e kemi hapur listën e termineve për viza sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor. Aktualisht kërkesa është aq e madhe, sa që terminet në dispozicion për muajin e ardhshëm janë rezervuar brenda vetëm pak minutave dhe lista e pritjes për termine është dashur të mbyllet sërish. Për shkak të kërkesës së madhe, kontingjenti për muajin nëntor tashmë është shteruar.

- Advertisement -

Sistemi i rezervimit të termineve i nënshrohet standardeve të larta të sigurisë dhe administrohet në mënyrë të centralizuar në Gjermani. Megjithë kapacitetet tejet të larta të sistemit të termineve që është në dispozicion në mbarë botën nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin, pengesat afatshkurtëra në sistem në raste të qasjeve të shumëta në të njejtën kohë, fatkeqsisht jo gjithherë mund të mënjanohen.

Lista e pritjes për termine për dhjetor do të hapet në fillim të nëntorit. Koha e saktë e hapjes së ardhshme do të bëhet e ditur paraprakisht në uebfaqen tonë: www.pristina.diplo.de

ME RËNDËSI: Terminet janë falas dhe sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë.

Ambasada nuk merr taksë për caktim të termineve. Të gjitha terminet në dispozicion në portalin e rezervimit të termineve janë të dukshme për dhe mund të rezervohen nga të gjithë. Agjencitë dhe kompanitë e udhëtimeve nuk kanë qasje në më shumë termine/termine të tjera/termine të mëhershme, se sa në ato, të cilat mund t’i rezervojë secili vetë online. Parimisht masat e sigurisë së sistemit dhe proceset e termineve të ambasadës e pengojnë rezervimin e termineve jo të personalizuara. Për secilin person mund të rezervohet vetëm një termin. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave për terminet e rezervuara nuk janë të mundshme me qëllim të mbrojtjes nga keqpërdorimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit