12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Deklarata tronditëse nga rusët e kapur rob: Komandantët e Putinit po ekzekutojnë ushtarët e tyre të plagosur

Rekomandime

Komandantët rusë po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur në vend që t’ i tërheqin nga fusha e betejës për trajtime mjekësore.

Këto deklarata tronditëse erdhën nga ushtarët rusë të kapur robër nga Ukraina.

- Advertisement -

Ata shfaqen duke folur në një videoklip të bërë nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin, për Open Media Ukraine.

Një ushtar tregoi se si komandantët kishin ‘eliminuar një të plagosur’.

I pyetur nga Zolkin se çfarë donte të thoshte, ushtari rusi shprehet:

- Advertisement -

‘Pikërisht kështu… një ushtar i plagosur ishte shtrirë në tokë dhe komandanti i një batalioni e qëllon për vd*ekje me një armë.’

Ai shpjegoi: “Ishte një djalë i ri, ishte i plagosur i shtrirë në tokë. Ai u pyet nëse mund të ecte dhe u përgjigj: Jo. Kështu që u qëllua për vdekje me armë.’

- Advertisement -

Një ushtar i dytë shprehet në video: ‘Gjëja më e rëndësishme – ky nuk ishte një rast i vetëm’

Një ushtar i tretë më pas thotë: ‘Ai qëlloi katër ose pesë herë.’ duke shtuar: ‘Ishin të gjithë të rinjë. Ata mund të ishin shpëtuar, t’u jepej ndihmë, të nxirreshin nga atje. Ai thjesht i qëlloi për vdekje’.

Kjo videoja erdhi pasi Ukraina ka akuzuar Rusinë për dështimin për të rimarrë të vdekurit e saj.

Disa kufoma janë ngarkuar në qese të bardha në vagonat e trenit në frigorifer.

Zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov tha për Ostorozhno Media se Kremlini nuk ka ‘nuk ka informacion’ as për trupat e ushtarëve të humburve dhe as për të plagosurit në Ukrainë.

Peskov u pyet : ‘Njerëz nga i gjithë vendi shkruajnë në rrjetet sociale se nuk mund të marrin trupat e ushtarëve të vdekur nga Ukrainë. Edhe robërit janë në vështirësi. Çfarë do të bëjmë me të eliminuarit tanë dhe a do të shkëmbejmë robërit?”

Ai u përgjigj: “Nuk e kemi këtë informacion. Ky informacion i përket Ministrisë së Mbrotjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit