-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërmkolli e pyet Kurtin a je në terezi, kërkon largimin urgjent të LDK-së nga Qeveria

Rekomandime

Melihate Tërmkolli nga LDK-ja ka reaguar ndaj Qeverisë së re lidhur me qasjen që ajo po tregon ndaj Amerikës, përkundër kërkesave të vazhdueshme për heqjen e takës.

Tërmkolli ka krahasuar kryeministrin Albin Kurtin me udhëheqësin komunist Enver Hoxhën, por duke thënë se asi ai nuk do t’i referohej me kaq poshtërim SHBA-së, ashtu si këshilltarët e tij.

- Advertisement -

Tutje për të dalë nga kjo situatë Tërmkolli ka kërkuar largimin urgjent të LDK-së nga Qeveria, shkruan Reporteri.net.

Reagimi i plotë:

A është në terezi kjo qeveri?!

A janë në terezi këta të qeverisë apo kanë shkalluar?! As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj).

- Advertisement -

Kryeministri Kurti dhe këshilltarët e tij janë shembulli më eklatant i sjelljes së pashembullt në gjithë historinë politike të Kosovës, ndaj përfaqësuesëve më të lartë të SHBA-ve, Presidentit të saj z. Donald Trump dhe të dërguarit të tij special për të ndihmuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, z. Grenell.

Kjo papërgjegjësi aq e madhe ndaj vendit më miqësor dhe më kontribues për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, jo veç ka vënë në shkallën më të ulët raportet tona shtetërore e miqësore por ka shkelur edhe mbi normat dhe kodet më elementare të sjelljes politike ndaj një vendi siç është SHBA.

- Advertisement -

Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë.

LDK duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë.
#MT

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit