1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërmkolli-Kurtit: Trego se a je me Amerikën, ose shko në shtëpi

Rekomandime

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, pas raportimeve se ShBA mund të tërheqë trupat nga Kosova.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë e për çka sipas saj Kurti duhet të marrë vendim për heqjen e taksës.

Tërmkolli ka qenë e prerë duke thënë se Kurti e ka rastin të tregojë se është me Amerikën ose të shkojë në shtëpi.

“Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post. LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës. Ka mundur të negociojë ndonjë përfitim në këtë rast, por ai vazhdimisht mbetet i “painformuar”. Populli i Kosovës nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi me Amerikën! Kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet. Ose të shkojë në shtëpi. Edhe kjo nuk ka alternativë. ‘Nuk ka rrugë të mesit’”, ka shkruar Tërmkolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit