7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Rebelët në Ukrainë shpallin mobilizim të përgjithshëm derisa luftimet rriten

Rekomandime

Territoret lindore separatiste të Ukrainës, të mbështetura nga Rusia, kanë urdhëruar mobilizim ushtarak në mes të një përshkallëzimi vdekjeprurës të luftimeve.

Burrat e moshës luftarake në republikat e vetëshpallura popullore të Donetsk dhe Luhansk janë vënë në gatishmëri.

- Advertisement -

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se është i bindur se Rusia do të pushtojë Ukrainën, një akuzë që Moska e mohon.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet lindore si një pretekst për të pushtuar.

Monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë një “rritje dramatike” të sulmeve përgjatë vijës që ndan forcat rebele dhe qeveritare, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

- Advertisement -

Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe katër u plagosën nga bombardimet të shtunën, vdekjet e para që raportohen në javë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se forcat ruse kishin filluar të “zhbëheshin dhe të afroheshin” drejt kufirit me Ukrainën.

- Advertisement -

ShBA –ja vlerëson se ka 169 mijë -190 mijë personel rus të grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës, një shifër që përfshin luftëtarët separatistë në Donetsk dhe Luhansk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit