9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Totaj dënon heqjen e flamurit të Turqisë në 14-vjetorin e pavarësisë

Rekomandime

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar për heqjen e flamurit turk nga një shtyllë elektrike në ditën e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, për çka pesë persona përfunduan në pranga.

Me anë të një postimi në Facebook, Totaj ka thënë se Turqia mbetet një ndër shtetet më përkrahëse të Kosovës dhe diversiteti sipas tij është vlerë e veçantë e komunës që ai drejton.

- Advertisement -

“Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë”, ka shkruajtur ai.

Postimi i plotë i Totajt në Facebook:

Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë. Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit.

Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë.

- Advertisement -

Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit