1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tërmkolli: Nëse Kurti i do shqiptarët e Shqipërinë, nesër nuk duhet të votojë

Rekomandime

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka thënë për kryeministrin Albin Kurti, se nëse ky i fundit i do shqiptraët dhe Shqipërinë, nesër nuk duhet të votojë.

- Advertisement -

Tërmkolli tha për Kurtin se edhe pse ky e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kjo për shkak se, sipas saj, Kurti si kryeministër i Kosovës nuk duhet mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër.

“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po ta dojë Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, sado që e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë nesër në zgjedhjet e Shqipërisë. Së pari, sepse si Kryeministër i Kosovës, shtet më vete, nuk po duket mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër më vete, në Shqipëri.

- Advertisement -

Së dyti, situata atje edhe ashtu është mjaft e tensionuar dhe nuk na ka hije që në ç‘farëdo mënyre t’i shërbejmë tensionimit më të madh. Së treti, që mund të jetë e para, kemi shumë punë për të bërë këtu.

Njësoj do të vlente kjo edhe për politikanët tjerë të Kosovës që po kapardisen me fotografi nga Shqipëria”, shkruan Tërmkollit.

- Advertisement -

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Shqipëri, Boiken Abazi, ka konfirmuar se ditën e zgjedhjeve, Kurti do të votojë në Shqipëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit