Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në pranverë, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se nëse Vetëvendosje humb në balotazh në Prishtinë dhe në Prizren, atëherë zgjedhjet nacionale në pranverë do të jenë të pashmangshme.
Tërmkolli ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se njëherë mundesh por pastaj s’mundesh.
“Njëherë, edhe mundesh, por pastaj s’mundesh! Nëse Albin Kurti me VV-në, në balotazh humbin në Prishtinë dhe Prizren, del se zgjedhjet nacionale bëhen të pashmangshme në pranverë”, ka shkruar ajo.