Panik në rrugët e Vjenës. Katër persona kanë mbetur të pIagosur kur një person ka suImuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” të mundshëm një motiv politik apo fetar.
Një 35-vjeçar austriak ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite , ka rrëmbyer një thikë dhe ka lëvizur kundër klientëve, të cilët nxituan të largoheshin nga zona.
Ai i ka ndjekur dhe ka suImuar pa dallim kalimtarët.
Katër të pIagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është kapur nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.