16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kryeministri i këtij shteti paralajmëron nisjen e Iuftës së Tretë Botërore

Rekomandime

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Komisioni Europian rrezikon të ndezë “fillimin e Iuftës së tretë botërore” nëse nuk i jep dritën jeshile planit të rimëkëmbjes polake.

- Advertisement -

Në një intervistë për Financial Times, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se i ka vënë qeverisë së tij “pistoletën në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë duke ia kushtezuar me sundimin e ligjit.

“Këto para duhet të ishin disbursuar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki.

“Ata janë në shkelje të sundimit të ligjit”.

- Advertisement -

Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

“Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se “sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatoriale nga Komisioni Evropian”.

- Advertisement -

I pyetur nga Euractiv, eurodeputeti Andrzej Halicki (EPP) e përshkroi qasjen e Moraëieckit si “një strategji vetëvrasëse”. “Ai dëshiron të kënaqë Jarosłaë Kaczyńskin dhe të shpëtojë veten nga detyrimi për të dhënë dorëheqjen”, tha Halicki, partia e të cilit kundërshton partinë Ligj dhe Drejtësi në pushtet.

“Morawiecki dëshiron të tregojë se është “më i vështirë” se [ministri i drejtësisë] Ziobro ose [ish-kryeministri] Szydło”, dhe çmimi për arritjen e këtij objektivi janë interesat kombëtare polake,” përfundoi Halicki. /abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit