1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Terrori i ushtrisë ruse: Artileria amerikane me rreze 60 km dërgohet në Ukrainë

Rekomandime

Javën e kaluar Pentagoni njoftoi se një tjetër ndihmë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë po shkon në Ukrainë. Të përfshira në këtë paketë janë 72 topa ‘howitzer’ 155 mm, 144.000 fishekë artilerie, 121 sisteme ajrore pa pilot Phoenix Ghost dhe mjete me të cilat tërhiqen topat ‘howitzer’.

- Advertisement -

Javën e kaluar, SHBA-ja njoftoi se do të dërgonte 18 topa në Ukrainë, së bashku me 40.000 predha artilerie. Shtetet e Bashkuara tani do të dërgojnë 72 topa shtesë në Ukrainë dhe 144.000 predha shtesë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të topave në 90.

“Këto 72 topa shtesë do të ndihmojnë në thelb të përshtaten pesë batalione të tjera artilerie për ukrainasit,” tha Kirby, zëdhënësi i Pentagonit. “Kjo ishte shumë në përputhje me nevojat e tyre, veçanërisht në Donbas, dhe llojin e luftimeve që tashmë kanë filluar atje dhe ne presim të vazhdojnë gjatë ditëve dhe javëve në vijim.”

Një top i këtillë 155 mm, me më shumë se 60 tonë, i blinduar, vetëlëvizës dhe vetë-ngarkues, ka të integruar GPS, sisteme të motit dhe sisteme të tjera, si dhe një rreze maksimale më të madhe se 60 km me predha të ndihmuara nga raketa.

- Advertisement -

Më poshtë mund të shihen topat amerikanë teksa përgatiten për t’u dërguar në Ukrainë.

- Advertisement -

Paketa e fundit e asistencës së sigurisë përfshin gjithashtu 72 automjete taktike të cilat mund të përdoren për të tërhequr topat.

Deri më tani, tetë paketa të ndihmës për sigurinë janë dërguar në Ukrainë, ndërsa 33 miliardë dollarë të tjera do t’i dërgohen Ukrainës nga SHBA’ja në pakon më të fundit të ndihmës financiare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit