16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nga nesër ndryshon orari i lëvizjes, në këtë orë jeni të lejuar të qarkulloni

Rekomandime

Nga nesër, orari i qarkullimit për 90 minuta do të ndryshojë.

- Advertisement -

Në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, orari do të jetë si vijon:

-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 5 dhe 6 kanë të drejtë të lëvizjes nga ora 07:00-08:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 0, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 09:00-10:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 1, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 11:00-12:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 8, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 13:00-14:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 7 dhe 9, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 15:00-16:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 2, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 17:00-18:30.
– Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 3, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 19:00-20:30.
-Personat me numër të parafundit të letërnjoftimit 4, kanë të drejtë të lëvizin nga ora 21:00-22:30.


Ky orar vlen për tri ditët e ardhshme, deri më datën 21.04.2020.

- Advertisement -

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se ‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”.

Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç, në raste emergjente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit