20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Një pjesë të pagës, deputetja Kollçaku e dhuron për familjen e gruas nga Istogu që vdiq nga COVID19

Rekomandime

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se duke mbështetur nismën e kryeministrit Kurti për solidaritet në luftën kundër COVID19, ajo është prekur nga vdekja e gruas nga Istogu, e cila la pas dy fëmijë.

- Advertisement -

E për këta fëmijë pa përkujdesje prindërore, deputetja ka vendosur që një pjesë të kontributit të saj t’ia dedikojë pikërisht kësaj familje.

Ky është postimi i saj:

Duke mbështetur nismën e Kryeministrit për solidaritet me kontribut financiar në luftimin e COVID-19 dhe duke qenë thellësisht e prekur me vdekjen si pasojë e sëmundjes së S. K, nga Lluga e Istogut, që la pas vete dy fëmijë pa përkujdesje prindërore, një pjesë e kontributit tim financiar i dedikohet kësaj familje, si dhe me këtë rast ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që me kontributin e tyre sado modest, të zbusim pak dhembjen e fëmijëve që për momentin janë në vetizolim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit