1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Test i ri për COVID që kryhet në shtëpi dhe jep rezultat në 30 minuta

Rekomandime

Rregullatorët amerikanë kanë aprovuar provën e parë të shpejtë të koronavirusit që mund të kryhet tërësisht në shtëpi dhe jep rezultate në 30 minuta.

- Advertisement -

Testi-kit, një përdorimesh, i lejon përdoruesit të marrin një mostër nga hunda, që më pas futet në një shishkë me tretësirë laboratorike që futet në një pajisje portative. Rezultate shfaqen si drita në një tabelë, të etiketuara pozitive ose negative.

Shiko edhe: Kush është radiologu i QKUK-së i cili qëndroi 33 ditë me oksigjenoterapi pasi u prek nga Covid-19?

Administrata e Ushqimit dhe Barnave njoftoi se kishte miratuar testin për përdorim emergjent të martën, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përpjekjet e SHBA për të zgjeruar opsionet e testimit për COVID-19 përtej mjediseve të kujdesit shëndetësor dhe vendeve të testimit.

- Advertisement -


Megjithatë, testi do të kërkojë një recetë mjekësore, duke kufizuar përdorimin fillestar të tij.

Deri më sot, FDA ka autorizuar gati 300 teste për koronavirusin. Shumica dërrmuese kërkon një tampon të kryer nga një profesionist shëndetësor dhe duhet të përpunohet në laboratorë duke përdorur pajisje të teknologjisë së lartë.

- Advertisement -

Një pjesë e vogël e testeve lejojnë njerëzit të mbledhin mostrën e tyre në shtëpi, që më pas dërgohet në një laborator, që zakonisht do të thotë ditë pritjeje për rezultate.

“Ky opsion i ri i testimit është një përparim i rëndësishëm diagnostikues për të adresuar pandeminë dhe për të zvogëluar barrën publike të transmetimit të sëmundjes,” tha në një deklaratë Komisioneri i FDA Stephen M Hahn.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit