7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Testi i ri për COVID-19, jep menjëherë rezultatin pa e dërguar në laborator

Rekomandime

Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se kishte autorizuar një test të ri për të diagnostikuar infeksionin e koronavirusit.

- Advertisement -

Testi LumiraDx i bërë nga britanikët mund të analizojë një mostër brenda 12 minutave, njoftoi FDA.

Çka janë testet e antigjenit: Për dallim nga testet PCR që kërkojnë kohë, testet e antigjenit kërkojnë pjesë specifike të një virusi sesa shumëfishimin e ndonjë materiali gjenetik viral të pranishëm, raporton CNN.

Testi kërkon futjen e një shtupe në hundë, i cili mund të japë rezultate të menjëhershme, në vend që të dërgohen në laboratorë për analiza. Zyrtarët shëndetësorë shpresojnë që testet e tilla mund ta ndihmojnë SHBA-në kundër koronavirusit.

- Advertisement -

“Platforma LumiraDx është një test i shpejtë, me kosto të ulët, i cili do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në përshkallëzimin dhe zgjerimin e platformave tona të testimit për SARS-CoV-2”, pohoi ndër të tjerash mjeku Brett Giroir.

FDA-ja publikoi të dhënat e para teksa dëshmon se 97.6 për qind e testeve kanë dalë të sakta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit