2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Testimi i vaksinës së coronavirusit te njerëzit do të fillojë të enjten – në Britani të Madhe

Rekomandime

Testimet njerëzore për një vaksinë të mundshme të coronavirusit të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të fillojnë të enjten, ka njoftuar sekretari i shëndetit i Britanisë së Madhe, Matt Hancock.

- Advertisement -

Duke folur në konferencën e përditshme në 10 Downing Street, z. Hancock njoftoi se janë siguruar 20 milionë funte për ekipin e Oksfordit për të ndihmuar në financimin e provave të tyre klinike, me 22,5 milionë funte të tjera për studiuesit në Imperial College London, përcjell Telegrafi.

Sipas Independent, profesoresha e vaksinologjisë në Oksford, Sarah Gilbert ka thënë se vaksinimi që po zhvillohet nga ekipi i saj mund të jetë gati për përdorim qysh në shtator.

Z. Hancock tha: “Ekipi ka përshpejtuar atë proces të provave, duke punuar me rregullatorin MHRA (Agjenci Rregullatore për ilaçe dhe shëndetësi), të cilët kanë qenë të shkëlqyeshëm”.

- Advertisement -

“Si rezultat, unë mund të njoftoj se vaksina nga projekti i Oksfordit do të testohet tek njerëzit nga kjo e enjte”.

Z. Hancock tha: “Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për të mposhtur koronavirusin është përmes një vaksine”.

- Advertisement -

“Kjo është një sëmundje e re, kjo është një shkencë e pasigurt, por jam i sigurt se do të japim gjithçka që kemi për të zhvilluar një vaksinë”.

Ndryshe, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë.

Gjithsej 2.500.993 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 787,960 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 204,178 raste, Italia me 181,228, Franca me 155,383, Gjermania me 147,103 dhe Britania me 124,743 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82,758 raste, transmeton Anadolu Agency.

Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:

“Turqia (90.980), Irani (84.802), Rusia (52.763), Belgjika (40.956), Brazili (40.814), Kanadaja (36.831), Holanda (34.134), Zvicra (28.063), Portugalia (20.863), India (18.658), Peruja (16.325), Irlanda (15.652), Austria (14.873), Suedia (14.777), Izraeli (13.883), Japonia (11.847), Koreja e Jugut (10.683), Kili (10.507), Arabia Saudite (10.484) dhe Ekuadori (10.128)”.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 171.693 njerëzve deri më tani, ndërsa 658.114 njerëz janë shëruar.

Ndërkaq, aktualisht ka 671.186 raste aktive që presin të shërohen. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit