1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Teuta Abazi, kandidate e socialdemokratëve gjermanë në zgjedhjet komunale

Rekomandime

Nga Mimoza Kelmendi/Gjermani

- Advertisement -

Më 13 shtator në Republikën e Renanisë Veriore-Vestfalise,(NRW), që me gati 18 milionë banorë, mbahet si rajoni më i populluar në Gjermani, do të zhvillohen zgjedhjet komunale. Në rreth 30 qytete do të zgjidhen përfaqësuesit e popullit për një mandat të ri pesëvjeçar duke nisur nga kryetari i Bashkisë, këshillat e qyteteve, të komunave apo rretheve etjer. Kryeqytet i kesaj Republike është Dyseldorfi, por Këlni mbahet si qyteti me popullsi më të madhe. Një ndër kandidatët që konkuron nga rradhët e Partisë Socialdemokrate, SPD, është edhe shqiptarja nga Kosova, Teuta Abazi, e cila kandidon për një mandat të dytë legjislativ në krye të Këshillit të Integrimit në qytetin e Gelsenkirchen-it, i nohur për ekipin e futbollit, Schalke 04. E ardhur si fëmijë 7 vjeçar në Gjermani bashkë me familjen, Teuta pati fatin të rritet dhe shkollohet në një vend model i demokracisë në Europë. Madje në një vend ku ëndrrat për tu realizuar janë më të thjeshta.

Me shumë vullnet, disiplinë dhe ambicje të mëdha, Teuta arriti të mbarojë maturën dhe të studjojë për Drejtësi. Sot ajo punon si këshilltare juridike në Universitet. Natyrisht që rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Përveç mësimit ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë aktivitete si në shkollë, ashtu dhe më pas si studente. Angazhohet në politikë vullnetarisht qysh në moshën 17 vjeçe si brenda ashtu edhe jashtë Partisë Socialdemokrate, SPD. Fillimisht anëtare themeluese dhe zëdhënëse e AG ProMi (grupi i projektit Migracioni), si vëzhguese dhe anëtare themeluese e AG MuV (grup pune për migracionin dhe diversitetin). Sot ajo bën pjesë në bordin e partisë SPD në Gelsenkirchen, si anëtare e Këshillit Integrues dhe si anëtare e bordit ASJ (bordi i juristëve socialdemokratë) të Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRë) dhe nënkryetare e ASJ Ruhr-Mitte. Motoja e saj është: “Një politikë që u lejon të gjithë bashkëqytetarëve, pavarësisht nga prejardhja e tyre, të jenë pjesë aktive në arsim, administratë dhe në sektorë të tjerë të punës ne Gjermani. Pra shanse të barabarta punësimi sikurse të gjithë qytetarët pavarësisht prejardhjes.“

Por pse Teuta zgjodhi politikën për tu angazhuar qysh në shkollë të mesme? Thjesht ishte zgjedhja e saj apo rastesia që e çoi te „politika“?

- Advertisement -

“Pothuajse te dyjat. Ne vitet 90′ e më pas përjetuam bashkë me prindërit politiken e Beogradit dhe luftën në Kosovë, ndërsa kur erdhëm në Gjermani përjetuam vështirësitë e para për tua adaptuar me një jetë tjetër në demokraci. Në mëndjen time qysh fëmijë mendoja për padrejtësitë ndaj shqiptarëve, mendoja për viktimat e luftërave në Ballkan e veçanërisht në Kosovë. Shpesh nga prindët dëgjoja që flisnin për politikën, padrejtësitë e saj dhe ndoshta kjo më ka motivuar ta shoh atë si një fushë ku mund të kontribuoj diçka. Prindët më kanë përkrahur dhe mbështetur qysh në fillim dhe për këtë ju jam mirënjohës. Por edhe njohja rastësisht më një deputete gjermane më motivoi edhe më shumë dhe ma bëri rrugën drejt politikës më të thjeshtë dhe më konkrete“, kujton Teuta.

Tashmë edhe shanset e angazhimit të qytetarëve me prejardhje të huaj janë shtuar shumë që ata të jenë pjëse e pushtetit politik dhe legjislativ në Gjermani. Sipas Teutës: „Numri i migrantëve të shkolluar dhe integruar është rritur shumë dhe po ashtu numri i tyre me të drejtë vote është mjaft i madh. Ata nuk janë njërezë të klasës së dytë por ata janë bërë sot tëdomosdoshëm për Gjermaninë“. Natyrisht që Teuta edhe me përvojën e saj ka në fokus komunitetin shqiptar nëse fiton edhe një mandat të dytë në këtë qytet si Kryetare e Këshillit për Intergim. Mbi të gjitha ka si synim hapjen e shkollës së mësimit të gjuhës shqipe në Gelsenkirchen për fëmijët e shqiptarëve të ardhur nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Gjithashtu ajo dëshiron që të gjithë qytetarët pa dallim kombësie të kenë shanse të barabarta shkollimi apo punësimi. Sot mundësitë për intergim janë të shumta dhe dyert janë të hapura nëse edhe qytetarët me prejardhje të huaj kanë ambicie dhe vullnet për të qenë pjesë aktive e shoqërise në Gjermani.

- Advertisement -

“Personalisht dëshiroj të ndihmoj dhe të punoj shumë në drejtim të një imazhi sa më të mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë vend duke prezantuar me dinjitet kulturën tonë të pasur kombëtare“, thotë Teuta Abazi, vajza kosovare që duket se fati po e ndihmon të realizojë me sukses karrierën e saj në politike duke i bërë edhe shqiptarët krenarë me angazhimin e saj si socialdemokrate gjermane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit