1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tezakja e Vjosa Osmanit punësohet si drejtoreshë në ministrinë që i takon listës Guxo

Rekomandime

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) tashmë ka një drejtoreshë të re në njërin nga departamentet. Venera Çerkini tashmë po udhëheq me departamentin ligjor të kësaj agjencie, që së fundmi ka nam aspak të mirë.

- Advertisement -

Lajmi.net merr vesh që Venera Çerkini është familjare e afërt e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, saktësisht vajza e tezës.

E, angzhimin e Çerkinit në AzhB e ka konfirmuar vet Ministria e Bujqësisë në një përgjigje për lajmi.net.

“Ju njoftojmë se bazuar në Ligjin Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Neni 52 (transferimi i përkohshëm), për nevoja të institucionit, znj. Venera Çerkini është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtoreshës së Departamentit Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në pozitën e nivelit të njëjtë si Drejtoreshë e Departamentit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë / Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

- Advertisement -

Para se Venera Çerkini në kalojë në këtë agjenci të MPBZhR-së, në këtë ministri ishte i angazhuar edhe burri i saj, Arton Çerkini. Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se Arton Çerkini ishte shef i kabinetit të ministrit, Faton Peci.

Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë, që në krye të çështjeve ligjore të punës së saj tash e tutje do të ketë vajzën e tezes së Vjosa Osmanit, ka qenë cak i arrestimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në aksionin e njohur si “Subvencioni 2021”, ishin arrestuar 21 zyrtarë, nën dyshimin për korrupsion.

- Advertisement -

Prej këtyre 21 zyrtarëve të arrestuar, 14 ishin të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, ndërsa 7 zyrtarë të Komunës së Podujevës, Pejës, Gjilanit dhe të asaj të Istogut.

Këta zyrtarë të AZhB-së dyshohet se kishin bërë marrëveshje me fermerë për ndarje të subvencioneve. Dyshimet mbi ta rëndojnë se merreshin vesh me fermerë që të ndanin shumën e parave të subvencionimit përgjysmë e në disa raste shuma e parave është ndarë 70% për zyrtarët dhe 30% për fermerët.

E, përveç vajzës së tezës së presidentes Osmani, nga Lista GUXO, e themeluar po nga Osmani, kishin përfituar edhe familjarë të anëtarëve tjerë të kësaj liste.

Djali i axhës së deputetit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Osmanit, Haxhi Avdyli, ishte punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Emrush Avdyli është i punësuar në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arsim Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit