7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tha se partia do t’i bënte nder nëse e përjashton, Çitaku tregon nëse do ta largojnë Haxhiun nga PDK

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili në zgjedhje lokale doli publikisht në përkrahje të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, kundër Fadil Nurës së PDK-së, ka thënë se përjashtimi nga kjo parti do të ishte nderi më i madh që do të mund t’i bëhej.

Momentalisht nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të merren me këtë çështje.

- Advertisement -

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka deklaruar se kanë Këshillin i cili parasheh edhe masa disiplinore por që njëherë nuk është momenti.

Ajo është shprehur se s’ka qenë i vetmi Haxhiu që ka dal kundër partisë.

Garën në Skenderaj thotë se as ata vet nuk deshën ta bënin.

- Advertisement -

“Nuk është vetëm zotëri Haxhiu ai që ka dal jashtë kornizave. Gara në Komunën e Skenderajt ka qenë më specifike, me të thënë të drejtën ka qenë një garë të cilën ne nuk e kemi dashtë. Unë kam qenë disa herë në Skenderaj gjatë fushatës zgjedhore dhe e kam ndjerë e kemi vërejte që nuk ka qenë një garë të cilës ne i kemi hyrë dhe kandidatët tanë i kanë hy me shumë dëshirë sepse nga disa çarçe të caktuara është mundur që kjo garë të portretizohet si një garë kundër familjes Jashari, si garë kundër të kaluarës, kundër Iuftës absolutisht kjo është e pa vërtetë z.Lushtaku ka qenë bashkëIuftarë i Adem Jasharit. Ne nuk kemi qenë në garë as për të kalurën, as për Iuftën”, ka deklaruar Çitaku për Insajderin.

Duke folur për garën në Skenderaj, nënkryetarja ka thënë se kjo ka qenë thjeshtë një garë mes dy kandidatëve asgjë më tepër.

- Advertisement -

“Këshilli drejtues parasheh edhe masa disiplinore që mund të ndiqen, të ndërmerren mirëpo nuk jemi ende aty. Ne tani jemi të përqendruar në mbylljen e procesit zgjedhor. Në fitoren e PDK-së. E me këto gjëra do të merremi më vonë, nëse do të merremi ndonjëherë”, tha ajo.

“Nuk është që e kemi prioritet, PDK asnjëherë ska qenë hakmarrëse. Jemi shtëpi e madhe shpeshherë ka pasë mospajtime edhe të hapura mirëpo do të shohim, do të debatojmë dhe do të vendosim më vonë, mirëpo nuk e kemi për ngutë”, potencoi Çitaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit