2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tha se Rusia ka vetëm armë bërthamore dhe naftë, Kremlini ia kthen Bidenit

Rekomandime

Kremlini tha të mërkurën se vlerësimi i presidentit amerikan, Joe Biden, se Rusia ka vetëm armë bërthamore dhe nafë është krejtësisht i pasaktë dhe shfaq mungesë të njohurive për këtë shtet.

- Advertisement -

Bideni e bëri këtë koment të martën gjatë një fjalimi në të cilin ai paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara përfundojnë në një luftë me ndonjë fuqi të madhe, kjo ka gjasë të ndodhë për shkak të një sulmi të madh kibernetik ndaj vendit të tij. Ai gjithashtu theksoi ato që Uashingtoni i sheh si rreziqe në rritje nga Rusia dhe Kina.

Presidenti amerikan pati fjalë lavdëruese për shërbimet inteligjente amerikane, për të cilat tha se janë superiore ndaj shërbimeve ruse, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka “një problem të vërtetë”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ai është ulur në majë të një ekonomie që ka armë bërthamore dhe puse nafte dhe asgjë tjetër. Asgjë tjetër. Ekonomia e tyre është çka? E teta më e vogla në botë tani, më e madhja në botë? Ai e di se është në telashe të vërtetë, gjë që e bën edhe më të rrezikshëm, sipas pikëpamjes sime”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar homologut rus.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi se vendi i tij ka zotësi bërthamore dhe sektor të madh të naftës dhe gazit, por e hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan.

“Të pretendosh se nuk ka asgjë tjetër në Rusi është gabim. Kjo është dije e pasaktë dhe keqkuptim për Rusinë moderne”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se po duket sikur Bideni, i cili fjalimin e mbajti në Zyrën e Drejtorisë për Inteligjencë Kombëtare, e ka përshtatur mesazhin e tij për komunitetin e inteligjencës së ShBA-së dhe ka dashur që të lë përshtypje.

Peskovi gjithashtu i refuzoi pretendimet e presidentit amerikan se Rusia tashmë është duke ndërhyrë në zgjedhjet e mesit të mandatit në ShBA, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit