2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thaçi: Aksioni i Policisë në Veri siguroi bashkimin territorial të Kosovës

Rekomandime

Sot bëhen 9 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

- Advertisement -

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky aksion siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnlin.

Ndërsa, për heroin Zymberi tha se ai personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit