Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në Kosovë, ku është pritur nga qindra njerëz në kufirin e Vërmicës.
Presidenti Thaçi ka hyrë në Kosovë dhe aty është pritur nga një numër i madh i qytetarëve. Shumica nga ta kanë qenë të pajisur me simbole dhe flamuj kombëtar.
Me të hyrë në Kosovë, Thaçi ka pranuar edhe një flamur kombëtar nga veteranët e Kosovës.
Ai sot ka njoftuar se nesër do të adresohet në ora 20:00, ku do të tregojë për katër ditët e kaluara në Hagë.
Thaçi u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale. Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Më poshtë keni videon e momentit të hyrjes së tij në Kosovë.