-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Thaçi dikur e përkrahte Asociacionin, tash thotë se është i rrezikshëm, i kërkon Kuvendit ta ndalë Hotin

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaci, që dikur e kishte nënshkruar vetë një marrëveshje për bashkësinë e komunave serbe, thotë se hapja e temës së Asociacionit në Bruksel është gabim që po e bën kryeministri Avdullah Hoti.

Në një njoftim që e ka nisur sot Zyra e presidentit Thaçi thuhet se diskutimi për Asociacion është temë e rrezikshme dhe cenon sovranitetin e vendit.

- Advertisement -

Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës”.

Marrëveshja për krijimin e Asociacionit ishte nënshkruar në vitin 2015, kur Thaçi ishte ministër i Jashtëm dhe ishte pjesë negociatave në Bruksel.

- Advertisement -

Tash ai thotë se diskutimi për këtë çështje është instalim i “Republikës Srspka” në Kosovë.

“Diskutimi për Asociacionin nesër në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë” , thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -

Në fund, Thaçi kërkon nga Kuvendi që atij t’i ndalohet të flasë për tema të brendshme.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit