7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thaçi e Veseli shtrojnë darkë për Ramën në 19 e 45, adresimi i Presidentit ishte e paralajmëruar në ora 20:00

Rekomandime

Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përvec liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin. Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50.

Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thacin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës.

- Advertisement -

Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaci do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.

Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit