Thaçi flet nga haga, ky është fjalimi i tij

0
128

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur gjatë seancës së gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albrigh, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

“Sot po e nisim një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të kem sukses në këtë rrugëtim. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u kthyem nga atje në Kosovë. Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vie keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim”, ka thënë Thaçi.