5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Thaçi i përgjigjet Kurtit: Shqetësim është paranoja për NATO’n dhe jo prezenca e tyre

Rekomandime

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA.

Presidenti Thaçi i komentoi edhe pretendimet e Kryeministrit Kurti, i cilësoi tërthorazi zi paranojë dhe vlerësoi se është shqetësuese paranojën për prezencën e NATO’s.

- Advertisement -

Derisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte në Washington, Kryeministri Kurti kishte ngritur pretendimin se ai kishte shkelur kushtetutën e Kosovës, që nxiti debat të madh e kjo lëvizje u pa si përpjekje e fundit t Kurtit për të ulur ndikimin e presidentit në politikën e jashtme,

Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

“Nuk është i këshillueshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO’n dhe Bashkimin Evropian. Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës.

- Advertisement -

Thaçi tha se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e NATO’s, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike”.

- Advertisement -

Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhëniet e FSK’së me NATO’n,

Presidenti i Kosovës tha:

“Kosova është e bekuar që ka NATO’n në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e NATO’s. Shqetësim për Kosovën është paranoja për NATO’s dhe jo prezenca e NATO’s.”

Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit