-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Thaçi i reagon ish-diplomatit amerikan, mohon se e ka gati marrëveshjen me Vuçiqin për shkëmbim territoresh

Rekomandime

Ndërkaq, Thaçi thotë se s’ka një marrëveshje të tillë mes dy vendeve, dhe një pretendim të tillë e quan “lajm të rremë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një shkrimi të Shaun Byrnes, diplomat i pensionuar amerikan që shërbeu si shef i misionit mbikëqyrës amerikan në Kosovë më 1998-99.

- Advertisement -

Në shkrimin e tij të botuar në blogun e analistit të njohur, Daniel Serwer, Byrnes thotë se Presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë përgatitur një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull. Por, ai thotë se në këtë marrëveshje raportohet se përfshihet shkëmbimi i territoreve.

Ndërkaq, Thaçi thotë se s’ka një marrëveshje të tillë mes dy vendeve, dhe një pretendim të tillë e quan “lajm të rremë”.

Zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme.

- Advertisement -

Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni.

- Advertisement -

Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar Thaçi në një postim në Twitter, duke iu kundërpërgjigjur shkrimit të Shaun Byrnesit.

Ai më tej thotë se Uashingtoni e ka vëmendjen e plotë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shton se është barra e gjeneratës tonë “që t’i japim fund konfliktit dhe të hapim rrugën për integrimin euroatlantik dhe prosperitetin ekonomik”.

Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa, e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë për fëmijët tanë”, përfundoi Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit