Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat dhe takimet me njerëz që dhanë kontribut të për çlirimin e vendit.
Përmes një fotografie të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Thaçi duhet në mesin e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët thyen kufirin shqiptaro-shqiptar në malet e Pashtrikut.
Ky është postimi i presidentit:
Në mesin e bashkëluftëtarëve, të cilët thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, në malet e Pashtrikut.
Krenar me vullnetarët e diasporës dhe me batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.