7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm”, avokati i Thaçit i përgjigjet fjalëve të prokurorit Smith

Rekomandime

David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka komentuar paralajmërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith se ish-drejtori politik i UÇK-së mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -

Në një kërkesë parashtruar Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Thaçit, avokati britanik e ka bërmendur edhe paralajmërimin e Smithit për burgim të përjetshëm. Ai ka thënë se kjo është e gabuar dhe se është përdorur vetëm si mjet për ta arsyetuar paraburgimin.

“Thirrja e ZPS-së për seriozitetin e akuzave “të cilat mund të sjellin një dënim me burgim të përjetshëm” pasi krijon një “nxitje të fortë për të mos u gjykuar”, është e gabuar. Kjo do të lejonte ZPS-në ta justifikonte paraburgimin duke ngarkuar seriozisht krimet pavarësisht nga aftësia e saj për të provuar përfundimisht kryerjen e tyre. Pritja e një dënimi të gjatë nuk mund të qëndrojë kundër një të akuzuari ‘in abstracto’, duke pasur parasysh që të gjithë të akuzuarit para DHSK-së, nëse dënohen, ka të ngjarë të përballen me dënime të gjata. As graviteti i veprave penale, në vetvete, nuk mund të justifikojë periudha të gjata të ndalimit ose paraburgimit”, thuhet në kërkesën e Hooper për lirimin me kusht të Thaçit.

Në kërkesën që e kishte bërë kryeprokurori Jack Smith, shkruante se Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia kishte dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou.

Në këtë kërkesë vërehej insistimi i kryeprokurorit të Speciales për arrestimin dhe paraburgosjen e Thaçit, ashtu sikur tash që Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon mbajtjen e tij në Hagë, duke kundërshtuar lirimin me kusht dhe mbrojtjen në liri të ish-presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit