1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: Në Amerikë më premtuan qindra miliona dollarë pas marrëveshjes me Serbinë

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë sot në një konferencë për media, për të treguar detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Thaçi ka thënë se takimet që kanë mbajtur në Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme për Kosovën në këtë fazë të konsolidimit të shtetit.

“Në këtë kohë kisha planifikuar që të jem në sallë të kuvendit, por, në pamundësi që të ju drejtohem përmes Kuvendit, më lejoni që të ju drejtohem përmes kësaj konference.

Çështja të cilën do të informoj ndoshta është më e rëndësishmja për Kosovën në këtë fazë të konsolidimit të shtetit, e kam fjalën për angazhimin e Kosovës e miqve tanë amerikanë për mendësinë e arritjes së paqes përfundimtare Kosovë – Serbi, për procesin e mundësisë për marrjen e njohjes nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapjen e perspektivës së sigurtë për Kosovën që sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO’s”, ka thënë Thaçi, derisa ka dhënë detaje nga takimet e mbajtura në SHBA.

- Advertisement -

“Vizita ka filluar në takimet më me ndikim në Washington. Kam treguar për përpjekjet e Kosovës për paqe. Kemi diskutuar për siguri, për rolin e SHBA-së dhe Kosovën si aleati më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë në një darkë zyrtare ku ishin ftuar zyrtarë të ngarkuar të administratës së SHBA-së por edhe ekspertët tjerë kemi diskutuar për të gjitha zhvillimet në vend. Në të gjitha këto takime kam theksuar rolin e pa zëvendësueshëm të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Ballkan edhe në tërë Evropën.

Kam pasur takime edhe me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së në Pentagon jam pritur nga sekretari i mbrojtjes me të cilin kemi diskutuar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës e që Kosova të jetë sa më parë në NATO, dhe të pajiset me standarde të NATO-s.

- Advertisement -

Kemi marrë mbështetje të plotë për aspiratën tonë për ushtrinë dhe lëvizjen drejtë programit për paqe si parakusht për antarësimin në NATO.

Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte pritja nga sekretari Pompeo, në një takim sy më sy, sekretari Pompeo shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-së për të arriturat e Kosovës. U pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk kemi marrëdhënie të hapura.

Në selinë e departamentit të shtetit më kanë treguar edhe për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë porsa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Pastaj, në kongresmenin amerikan jam pritur nga miku amerikan i shqiptarëve , kongresmeni Engel. Si gjithmonë shpreh mbështetje për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, tha ai, duke dhënë detaje edhe për takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në Shtëpinë e Bardhë jam pritur nga Robert O’Brien ku ishte edhe i ngarkuari special i SHBA-së për negociata Kosovë Serbi, ambasadori Grenell. Në këtë takim u fol për gjasat e arritjes së një marrëveshje përfundimtare. Natyrisht se kam vazhduar takimet me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në ndërkohë jemi thirrur përsëri nga Shtëpia e Bardhë nga ambasadori Grenell për takim të radhës në Shtëpinë e Bardhë. Me ftesë të z.Grenell dhe në prezencë të z.O’Brien jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA-së në procesin e kërkimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. Ne kemi në Kosovë pa dallim mediat, institucionet, partitë, shoqëria civile, media kanë kërkuar prezencën amerikane në proces. Gjithashtu, që Ëashingtoni të merr një rol bosht në këtë rrethanë.

Është një sukses historik, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një shtangimi prej një viti e më tepër. Takimi e lehtëson apo mund të bëjë më të afërt arritjen e një marrëveshje.

Si Kosovë kemi fituar lirin edhe pavarësinë e Kosovës, me sakrifica dhe mundim.

Ka mbetur të bëhet edhe hapi i fundit, ky është anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit