1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: Nuk jam njoftuar zyrtarisht për vizitën e Lajçak-ut, do ta shoh agjendën për takim me të

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar raportimet për vizitën e Përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht, por thotë se do t’i përgjigjet ftesës për takim.

Sipas tij, tash nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.

“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shoh agjendën, por natyrisht se do të përgjigjem. Por është me rëndësi që Kosova të trajtohet si shtet. Kemi besim në ShBA për këtë proces. Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje për njohje”.

- Advertisement -

Kur foli për udhëheqjen e dialogut, Thaçi tha se në këtë drejtim kompetencat janë të qarta, ngase presidenti në bazë të Kushtetutës është përfaqësues i shtetit, raporton EO.

Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë shpejt dhe të bashkuar, ngase siç thotë ai, këtë proces nuk mundte ta individualizojë askush.

- Advertisement -

Dialogun do ta udhëheqin institucionet legjitim të Kosovës, ne edhe të bashkuar do të përballemi me pengesa, nuk jemi në garë, presidenti përfaqëson vendin jashtë dhe brenda, kompetencat janë të qarta. nuk ka asnjë dilemë vetëm sa do ta plotësojmë njëri tjetrin”.

“I vlerësoj hapat e z.Hoti që ka ndërmarrë në lehtësim të dialogut. Kosova duhet të veprojë sa më e bashkuar, të gjithë kanë investuar për këtë ditë. Askush nuk mund ta individualizojë këtë proces”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit