4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi për takimin me Vuçiqin, në Shtëpinë e Bardhë: Në Kuvend do t’ju raportojë…!

Rekomandime

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka konfirmuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

- Advertisement -

Ai pret që të mërkurën apo të enjten, t’i mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Postimi i plotë

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

- Advertisement -

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

- Advertisement -

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit