1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi për vizitën e diplomatëve francezë dhe gjermanë nesër: Nëse nuk e sjellin lajmin për vizat…

Rekomandime

Nesër në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nesër do të takohet me dy përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë.

Në një konferencë para mediave, i pari i shtetit tha se uron që ata të sjellin në Kosovë mesazhin për liberalizimin e vizave.

“Unë e vlerësoj lart rolin e presidentit Macron që ka pasur në tërë këto zhvillime e ka dhënë një mbështetje në Ballkanin Perëndimor, besoj në pragmatizmin e tij, por, në të njëjtën kohë, i njoh edhe shqetësimet që janë shfaqur prej adresave të ndryshme, që kanë ndikuar edhe në përçarjen e skenës politike dhe individëve të ndryshme, unë do të kem takim nesër edhe me përfaqësuesit që do të vijnë në Prishtinë, uroj që të sjellin mesazhin e liberalizimit të vizave, nëse nuk sillet ky mesazh, përgjigjja është shumë e qartë”, tha presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit