1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi përcaktohet për formimin e Qeverisë së re

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë.

Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.

Në paragrafin 1 të nenit 95 përmendet shumica e fituar për ta formuar Qeverinë dhe si duket kjo ka bërë që Zyra e Presidentit t’i përshtatet gjuhës kushtetuese, ndonëse Vetëvendosje kishte fituar vetëm shumicën relative.Ndërsa, në një letër të dytë për Albin Kurtin, presidenti Thaçi ka shkruar se takimi i djeshëm mes tyre, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka qenë takim konsultues me të si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si lider i partisë së parë sipas rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019.

- Advertisement -

“Ka qenë një takim i karakterit formal, juridik e procedural, për konsultim për të vlerësuar nëse është në interesin e partisë politike që përfaqësoni ju formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit”, thuhet në sqarimin e presidentit Thaçi.

Në fund të kësaj letre, si president i vendit, Thaçi ka thënë se i siguron të gjithë që hapat e tij të mëtutjeshëm do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit