Sunday, July 21, 2024

Agjencia AP: Vuçiq po hedh vaj në zjarr në Malin e Zi

- Advertisement -
- Advertisement -

Agjencia amerikane e lajmeve AP në një tekst lidhur më situatën mes Beogradit dhe Podgoricës dhe incidentet që po ndodhin ka vlerësuar se presidenti i Serbisë Vuçiq me paralajmërimin për shkuarje në Malin e Zi “po hedhë vaj në zjarr”, shkruan “Danas”.

AP shkruan se Mali i zi sot „ dënoi ashpër agresionin në ambasadën e saj në Beograd gjatë protestës ultra-nacionaliste të disa mijëra tifozëve huligan që ndezën fishekë zjarre dhe brohoritën “djegien” që përbënë sulm në pavarësinë e vendit “.

“Masa ishte drejtuar drejtë ambasadës së pambrojtur dhe u tentua djegia e flamurit malazez për shkak të ligjit për liritë fetare, që sipas serbëve diskriminon Kishën Ortodokse Serbe”, shkruan AP.

- Advertisement -

Ky medium transmeton fjalët e kryeministrit Dushko Markoviç se sulmi ndaj ambasadës është akt jo civilizues dhe “sfidë e pavarësisë dhe litinës së vendit të tij “.

“Do të shpëtojmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që vjen nga aktorët brenda e jashtë vendit”, ka thënë ai shkruan AP.

“Mali i Zi u nda nga Serbia dukshëm më e madhe pas referendumit të vitit 2006 dhe është vetëm një e treta e saj me 620 mijë banorë, banorët e saj janë të lidhur me Beogradin dhe deklarohen serbë “, shkruan AP dhe shton se „ malazezët pro-serbë në krye me kishën ortodokse dhe propagandën e Serbisë çdo ditë organizojnë marshe edhe protesta”.

- Advertisement -

Përderisa ata flasin “ se ligji mundëson shtetit malazez marrjen e pasurisë së SPC përfshirë tempujt edhe kishat e manastiret, qeveria malazez ka mohuara shumë herë këto konstatime “.

AP thotë se “hedhja e vajit në zjarr, ka sjell raportet mes dy vendeve në pikën më të ultë të aleatëve të dikurshëm, kur Vuçiq paralajmëroi vizitë serbëve malazez me rastin e Kërshëndellave me 7 janar”.

Vuçiq sipas AP ka “akuzuar kryeministrin malazez “për gënjeshtër se ambasada nuk ka qenë e mbrojtur” . “Ne nuk rrezikojmë pavarësinë e MZ por ju po rrezikoni tempujt që na takojnë”, ka thënë Vuçiq, transmeton AP

- Advertisement -

Më pas Ap përshkruan ftesën reciproke për ambasadorët dhe të ngarkuarit përkatës te përfaqësueseve në biseda dhe refuzimin e tyre në të dy vendet që të marrin notat rreth situatës së krijuar.

Daçiq ka thënë se ambasadori i Serbisë “refuzoi notën dhe akuzën nga MZ për krizën dhe bartjen e përgjegjësisë te Beogradi”.

Ndërkohë ai e cilësoi “jo produktive” tentimin e ndezjes së flamurit” që i shkon për shtati “armiqve të popullit serb”.

Ambasadorja amerikane në MZ, Xhudi Raising Rainke duke komentuar situatën tha se “është e shokuar me xhirimet e nëpërkëmbjes së flamurit malazez në ambasadën në Beograd”, tha ajo duke shtuar se “sulmi në misionin diplomatik është i papranueshëm”, dhe se dallimet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me vandalizëm“.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura