10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Habisin shkencëtarët: Gjenden gjurmë të koronavirusit në ujërat e zeza te avioni

Rekomandime

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në mostrat e ujërave të zeza nga avioni.

Ata theksojnë se monitorimi i lëvizjes së virusit është shumë i rëndësishëm, por lind edhe pyetja se nga vjen COVID-19 në ujërat e zeza nëse të gjithë pasagjerët janë negativë për koronavirus?

- Advertisement -

Të fluturosh në këto kohë të pandemisë është krejtësisht ndryshe nga sa ishte më parë. Duhet të testoheni, të vaksinoheni, të bartni maska dhe ka kufizime në udhëtim. Dhe e gjithë kjo për të shtypur përhapjen e virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, raporton Technology.

Por ndonjëherë virusi ende kalon përmes mbrojtjes sonë dhe më pas mund të kapet në sistemin e ujërave të zeza të avionit.

Monitorimi i përhapjes së COVID-19 është shumë i rëndësishëm. Të kuptuarit e mënyrës se si përhapet ndihmon ta ngadalësojmë atë, në mënyrë që të mund t’i rikthehemi jetës normale më shpejt se sa vonë.

- Advertisement -

Studiuesit nga Universiteti i Queensland morën mostra të ujërave të zeza nga 37 fluturime riatdhesimi nga vatrat e nxehta të COVID, duke përfshirë Indinë, Francën, Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut, Kanadanë dhe Gjermaninë.

Shkencëtarët sugjerojnë se monitorimi i ujërave të zeza mund të jetë një shtresë e mirë shtesë për të monitoruar përhapjen e COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, pasagjerët në hyrje mund të kontrollohen, veçanërisht në rastet kur ka vonesë në zbulimin e virusit në mostrat e thella nga hunda dhe fyti.

- Advertisement -

Njerëzit duan dhe ndonjëherë duhet të shkojnë në fluturime të gjata. Pandemia COVID-19 është larg përfundimit dhe ne duhet të gjejmë mënyrën më të mirë për t’u rikthyer në një jetë disi normale.

Ekzaminimi më i saktë përmes disa shtresave të mbrojtjes kundër COVID-19 mund të jetë mënyra e duhur. Edhe nëse puna e dikujt është të marrë mostra nga rezervuari i ujërave të zeza të avionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit